Video/  Kryeministri kinez bën thirrje për nxitjen e paqes në Gadishullin Korean

2018-05-09 17:11:16 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang bëri thirrje të mërkurën për nxitjen e denuklearizimit dhe ruajtjen e paqes në Gadishullin Korean.

Li i bëri këto komente në një takim në Tokio me kryeministrin japonez Shinzo Abe e presidentin koreanojugor Moon Jae-in.

Li tha: "Ne gjithashtu mirëpresim dhe shprehim urimet tona për suksesin e samitit të tretë ndërkorean dhe shpresojmë që takimi i liderëve të Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara do të materializohet. Ne mbështesim edhe dialogun midis Japonisë dhe Koresë së Veriut në kohën e përshtatshme. "

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, nga ana e tij theksoi:

"Ne duhet ta shfrytëzojmë prirjen e fundit drejt denuklearizimit në Gadishullin Korean dhe drejt paqes e sigurisë në Azinë Verilindore dhe, duke bashkëpunuar edhe më tej me bashkësinë ndërkombëtare, të sigurojmë që kjo të lidhet me veprime konkrete nga Koreja e Veriut".

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in tha:

"Në veçanti, unë do të doja të falënderoja drejtuesit për përshëndetjen dhe mbështetjen për Deklaratën e Panmunjom-it, duke publikuar një deklaratë të posaçme. Në procesin e arritjes së paqes së përhershme, shpresoj dhe premtoj të arrij komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë e të vazhdueshëm mes tre vendeve".

Mrekulli
Lajmet Kryesore