Shqipëria merr përkrahjen e fortë të Polonisë për anëtarësimin në BE

2018-05-08 10:41:41 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria ka përkrahjen e Polonisë për hapjen e negociatave për antarësimin në Bashkimin Europian, tha të hënën në Tiranë ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz, në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin shqiptar për Çështjet e Europës dhe Marrëdhëniet me Jashtë, Ditmir Bushati, të hënën në Tiranë.

Shqipëria duhet të vazhdojë reformat si dhe bashkëpunimin me vendet anëtare të BE-së që përkrahin zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, theksoi Czaputowicz.

Ministri polak vlerësoi përpjekjet reformuese të Shqipërisë dhe nënvizoi se Polonia është pro zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Të dy homologët diskutuan gjithashtu mbi zhvillimin e marrëdhëneve ekonomike dhe sfidat e shkëmbimit të mallrave mes dy vendeve.

Gjatë vizitës zyrtare të tij në Tiranë, Czaputowicz pati edhe një takim me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta. (Xu Guang/Foto nga ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore