Video/  Kupa e Botës, suvenirët e saj prodhohen në Kinë

2018-05-04 18:02:59 CRI Komenti juaj Printoni

Duhen të paktën tre ditë, për punëtorët e një fabrikeje në juglindje të Kinës, që të përpunojnë, lustrojnë, galvanizojnë, ngrohin e të dekorojnë materialet që përdoren për prodhimin e çmimit më të madh të futbollit, trofeun e Kupës së Kampionatit Botëror të Futbollit 2018.

Fabrika e Kompanisë Ndërkombëtare "Wagon" po punon për prodhimin e dhjetëra mijëra trofeve të Kupës së Botës, si edhe disa lloje suvenireve të tjera për tifozët e futbollit në të gjithë botën, përfshirë spila bluzash, mbajtëse çelësash etj.

Në vitin 2016, kompania "Wagon" u certifikua nga FIFA për shitjen e produkteve të tyre në të gjithë botën, përveç Europës (përfshirë Rusinë), si mallra zyrtare të Kupës së Botës, "Rusi 2018".

Kompania parashikon një rritje prej 10 përqind të shitjeve të souvenirëve të FIFA-s krahasuar me shitjet e 2014-s, me rreth një të katërtën e atyre shitjeve që priten të bëhen në rajonin e Kinës. Trofetë e riprodhuara thuhet se do të përbëjnë rreth një të katërtën e shitjeve të të gjitha produkteve me temën e Kupës së Botës, "Rusi 2018". (Haris)

Mrekulli