Shqipëri, rritja ekonomike konfirmohet edhe në 3-mujorin e parë 2018

2018-05-04 09:49:58 CRI Komenti juaj Printoni
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi dje se, ekonomia shqiptare ka ndjekur trendin e rritjes pozitive edhe gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2018, duke pasuar rritjen me 3.4 për qind që shënoi në tremujorin e fundit të 2017-s.

"Sipas të dhënave të INSTAT-it, ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në tremujorin e fundit të vitit të shkuar. Të dhënat e tërthorta të disponuara sugjerojnë se një ritëm i ngjashëm rritjeje është ruajtur edhe në tremujorin e parë të vitit aktual", tha Sejko.

Sipas tij, zgjerimi i aktivitetit ekonomik është mbështetur, në masën më të madhe, nga rritja e shpenzimeve konsumatore dhe e investimeve private. Zgjerimi i kërkesës agregate është pasqyruar kryesisht në rritjen e sektorit të shërbimeve dhe të degëve të caktuara të sektorit të industrisë.

Ndërsa në terma makroekonomikë, rritja është ndihmuar nga besimi i përmirësuar i sektorit privat, nga rritja e kërkesës së huaj dhe nivelet e larta të investimeve të huaja direkte, si dhe nga kushtet e favorshme të financimit në vend, u shpreh Guvernatori. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore