ONAK nis hetimin ndaj sulmit të dyshuar me armë kimike

2018-04-26 10:39:17 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata e Ndalimit të Armëve Kimike (ONAK) deklaroi se ka rihyrë në qytezën Duma të Sirisë për të hetuar mbi sulmin e dyshuar me armë kimike.

Sipas deklaratës, ekipi hetimor ka hyrë përsëri në Duma dhe vizitoi një tjetër zonë. Ekspertët mbodhën mostra, të cilat do të transportohen në Rijswijk të Holandës për analiza të mëtejshme në një laborator të caktuar nga ONAK.

Personeli i sigurisë i OKB-së, qeveria siriane dhe forcat ushtarake ruse mundësuan garantimin e sigurisë për ekipin e hetimit gjatë punës në Duma. (Fang Xiaoyu/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore