Kinë, mbikëqyrje dhe vlerësimin për shërbimet financiare të bankave

2018-04-26 10:38:06 CRI Komenti juaj Printoni

Gjendja e zhvillimit të shërbimeve gjithëpërfshirëse financiare të bankave do të jetë referencë e rëndësishme për politikat e mbështetjes dhe ato rregullatore të Kinës. Një njoftim i Këshillit të Shtetit, thotë se shërbimet gjithëpërfshirëse financiare janë një hallkë e dobët e sistemit financiar, sidomos për ndërmarrjet e vogla dhe mikro.

Deri tani, thekson njoftimi, bankat e mëdha dhe të mesme tregtare kanë formuar një sistemi shërbimi financiar gjithëpërfshirës dhe një sistem të përgjithshëm administrativ. Deri në fund të vitit të kaluar, janë dhënë kredi për shërbimet me vlerë prej 3.4 miliardë juanësh. Ndërkohë qeveria kineze kërkon të zbatohen politikat e hartuara, në mënyrë që ndërmarrjet të ndjejnë rënien e kostove të financimit.

Këshilli i Shtetit thekson se duhet të përmirësohet sistemi mbështetës i shërbimeve gjithëpërfshirëse financiare dhe të forcohet ndërtimi i një sistemi informatik besimi. "Bankat duhet të përkrahen për të hartuar plane të posaçme kredie të shërbimeve gjithëpërfshirëse," thekson njoftimi i Këshillit të Shtetit. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore