Shtëpia e Bardha thotë se Koreja e Veriut po ecën 'në drejtimin e duhur'

2018-04-26 10:36:24 CRI Komenti juaj Printoni

Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën se Republika Popullore Demokratike e Koresë po shkon "në drejtimin e duhur" për çështjen e çarmatimit bërthamor të Gadishullit Korean.

Më herët të martën, presidenti Donald Trump tha se udhëheqësi i lartë verikoren Kim Jong Un ka qenë "shumë i hapur" dhe "shumë i nderuar", ndërsa shpresoi se Uashingtoni shpreson të negociojë me Phenianin në një "mënyrë të nderuar".

Zëdhënësja Sarah Sanders tha se Koreja e Veriut "është treguar e hapur me gatishmërinë për çarmatimin bërthamor".

"Ata po ecin në drejtimin e duhur," tha ajo, duke shtuar presidenti Trump "dëshiron të ketë mundësinë për t'u ulur (në bisedime) për këtë çështje".

Ajo përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndalin presionin maksimal ndaj Phenianit "derisa të shohin se fjalët janë kthyer në veprime konkrete". (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore