ShBA, Macron i adresohet Kongresit

2018-04-26 10:29:29 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara t'i qasen sistemit shumëpalësh dhe paralajmëroi për rreziqet e luftës tregtare, në një fjalim drejtuar Kongresit amerikan.

Qëndrimet e Macron-it në Kongres pro një sistemi të fortë shumëpalësh u mirëpritën edhe nga demokratët.

"Ne mund të ndërtojmë rendin botëror të shekullit 21 bazuar në një lloj të ri të multilateralizmit, bazuar në një sistem shumëpalësh më efektiv, të përgjegjshëm dhe të orientuar drejt rezultateve".

Fjalimi i udhëheqësit francez para ligjvënësve amerikanë ishte një kthesë e fortë pas vizitës triditore që kishte treguar marrëdhënien e tij të ngrohtë personale me Trump-in.

Duke folur për prirjen ndaj proteksionizmit tregtar që Uashingtoni është interesuar gjithnjë e më shumë, Macron mbrojti globalizimin kundër nacionalizmit.

"Një luftë tregtare që kundërshton aleatët nuk është në përputhje me misionin tonë, me historinë tonë, me angazhimin tonë të tanishëm për sigurinë globale. Në fund të fundit, ajo do të shkatërrojë vendet e punës, do të rrisë çmimet dhe pasojat më të mëdha do t'i vuajë shtresa e mesme". (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore