OKB-ja:Sot sirianët kanë nevojë më shumë se kurrë

2018-04-26 10:28:01 CRI Komenti juaj Printoni

Ndihmëssekretarja e Përgjithshme e OKB-së për Çështjet Humanitare Ursula Mueller tha se nevojat e sirianëve nuk kanë qenë kurrë më të larta pas konfliktit disavjeçar që ka përfshirë vendin.

Ajo i bëri komentet kur po përditësonte anëtarët e Këshillit të Sigurimit të mërkurën mbi krizën e vazhdueshme në Siri.

"Në tre muajt e parë të këtij viti, Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar 72 sulme ndaj objekteve shëndetësore, ndërsa gjatë gjithë vitit 2017 u regjistruan 112 sulme. Në të njëjtën kohë, qasja humanitare në zonën e bllokadës mbetet jashtëzakonisht e ulët me vetëm pesë dërgesa deri më tani për këtë vit. Nevojitet më shumë se kurrë një angazhim i fortë nga vendet anëtare."

Mueller i bëri thirrje gjithashtu Këshillit të Sigurimit të zbatojë plotësisht rezolutën me nr. 2401, e cila kërkon dhënien fund të armiqësive.

Donatorët ndërkombëtarë u zotuan se do të ofrojnë ndihma humanitare në vlerën e 4.4 miliardë dollarëve amerikanë për Sirinë dhe vendet fqinje që strehojnë refugjatët sirianë në vitin 2018. Ky zotim u bë në një konferencë për dhënie donacionesh të mërkurën në Bruksel.

Kjo shumë është më e ulët se shifra e kërkuar nga OKB-ja prej 7 miliardë dollarësh.

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i Kinës për Sirinë, Xie Xiaoyan, thotë se lufta kundër terrorizmit në Siri duhet të vazhdojë paralelisht me nxitjen e armëpushimit midis qeverisë siriane dhe opozitës. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore