Aksident në Egjipt, 8 turistë kinezë pa rrezik për jetën

2018-04-26 10:27:11 CRI Komenti juaj Printoni

Tre turistë kinezë humbën jetën dhe 8 të tjerë u plagosën në një aksident automobilistik që ndodhi të martën në qytetin Alexandria të Egjiptit.

Këtë ngjarje e njoftoi të mërkurën gazetari i Agjencisë "Xinhua" nga Spitalin Ushtarak "Mustapha Kamel" në Alexandria.

Konsulli i përgjithshëm i Kinës atje Xu Nanshan tha për mediat se 6 nga 8 të plagosurit kanë marrë plagë të lehta dhe të dy turistët e tjerë janë pa rrezik për jetën.

Sipas ambasadës kineze në Egjipt, një furgon me 11 turistë kinezë u përfshi në një aksiddent automobilistik në periferi të qytetit Alexandria. 3 turistë kinezë ndërruan jetë, ndërsa 8 të tjerë u plagosën.

Sipas hetimit fillestar, aksidenti u shkaktua nga humbja e kontrollit të furgonit në autostradë, që u rrëzua me një autobus.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore