Xi thekson studimin dhe zhvillimin 'Brezit Ekonomik të Lumit Jance'

2018-04-26 10:21:45 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez thotë se zhvillimi i 'Brezit Ekonomik të Lumit Jance' ka rëndësi të madhe dhe duhet të nxitet në mënyrë të qëndrueshme.

Kreu i shtetit inspektoi të mërkurën mjedisin ekologjik dhe punimet që po kryhen përgjatë lumit Jance.

"Harmonia është ekuilibri i bashkëjetesës së njeriut dhe natyrës, por duhen shumë përpjekje për të arritur harmoninë. Kombi kinez është një komb i madh që është zhvilluar duke luftuar kundër fatkeqësive natyrore. Përmbytja është ende një nga fatkeqësitë më të rënda natyrore me të cilën ndeshemi sot. Ne duhet të studiojmë me zell të metat procesit të parandalimit dhe reduktimit të katastrofave për të përmbushur 'Dy objektivat e shekullit' dhe marrë masa strategjike".

Xi Jinping theksoi gjithashtu, zhvillimin e koordinuar dhe të qëndrueshëm të 'Brezit Ekonomik të Lumit Jance'.

"Zhvillimi i Brezit Ekonomik të Lumit Yangtze kërkon ndalimin e shfrytëzimit shkatërrues të mjedisit. Ne duhet të shmangim ciklin vicioz të shkatërrimit ekologjik dhe pastaj ta korrigjojmë atë. Zhvillimi në të cilin ne përfshihemi duhet të jetë i gjelbër dhe i qëndrueshëm. Zhvillimi i Brezit Ekonomik të Lumit Jance është një çështje me rëndësi të madhe dhe duhet të nxitet në mënyrë të qëndrueshme".

Presidenti kinez theksoi dhe rëndësinë e ruajtjes dhe rigjallërimit të mjedisit ekologjik përgjatë rajonit të lumit Jance dhe mbrojtjen e lumin mëmë të kombit kinez. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore