Xi Jinping: Nxitja e zhvillimit të OBSh-së, një nga prioritetet e diplomacisë së Kinës

2018-04-24 17:03:34 CRI Komenti juaj Printoni

Në qershor, Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) do të zhvillojë në Qingdao të Kinës lindore samitin e saj. Ky do të jetë samiti i parë pas zgjerimit të kësaj organizate vitin e kaluar. Në pasditen e 23 prillit, presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi një takim të përbashkët me krerët e shtatë delegacioneve të huaja, që ndodhen në Pekin.

Gjatë takimit, Xi vuri në dukje se, pas zhvillimit rreth 17-vjeçar, OBSh-ja është bërë një organizatë e përgjithshme rajonale me ndikim të gjerë. Vendet anëtare të OBSh-së kanë nxitur në mënyrë të gjithanshme bashkëpunimin në të gjitha fushat dhe kanë luajtur një rol konstruktiv në çështjet ndërkombëtare e rajonale, duke krijuar modelin e marrëdhënieve ndërkombëtare të tipit të ri me respekt të ndërsjellë, drejtësi e bashkëpunim.

Ai theksoi se Kina e konsideron nxitjen e zhvillimit të OBSh-së si një nga detyrat kryesore të diplomacisë së saj. Në kushtet e reja, vendet anëtare duhet të promovojnë frymën e OBSh-së, të shfrytëzojnë epërsinë e organizatës dhe të nxitin bashkëpunimin e gjithanshëm.

Presidenti Xi theksoi se pas më shumë se një muaji, udhëheqësit e vendeve anëtare të OBSh-së do të mblidhen në Qingdao të Kinës. Ai shprehu bindjen se me përpjekjet e përbashkëta të të gjitha palëve, samiti i kësaj here në Qingdao do të jetë i suksesshëm.

Gajtë takimit, e morën fjalën dhe ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm i Kirgizistanit Erlan Abdyldaev, ministri i Jashtëm indian Sushma Swaraj dhe ministri i Jashtëm pakistanez Khawaja Asifi.

Ministrat e Jashtëm pjesëmarrës u shprehën se e vlerësojnë shumë dhe presin të marrin pjesë në samitin e OBSh-së në Qingdao, duke vlerësuar shumë punën e Kinës si palë organizuese. Ata thanë se pas zgjerimit, OBSh-ja duhet të forcojë më tej bashkërendimin e bashkëpunimin për problemet ndërkombëtare e rajonale.

Palët e ndryshme i përkrahin propozimet e paraqitura nga Kina për nxitjen e zhvillimit të organizatës e për forcimin e bashkëpunimit midis vendeve anëtare të saj dhe dëshirojnë të thellojnë bashkëpunimin me palën kineze, për të siguruar zhvillimin me sukses të Samitit të OBSh-së në Qingdao.

Presidenti Xi Jinping u takua gjithashtu edhe me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe i përcolli atij përshëndetjet e sinqerta për homologun rus Vladimir Putin. Xi u shpreh se pret që presidenti Putin të vizitojë Kinën në qershorin e këtij viti dhe të marrë pjesë në Samitin e Qingdao-s.

"Këtë vit, nën kushtet e ndryshimeve të mëdha të reja në shekullin e fundit, Kina dhe Rusia kanë ruajtur prirjen e mirë të zhvillimit të marrëdhënieve të partneritetit strategjik. Marrëdhëniet e nivelit të lartë kino-ruse janë një thesar i çmuar i të dy vendeve. Besoj se me përpjekje të përbashkëta, marrëdhëniet kino-ruse do të vazhdojnë të kenë arritje të reja dhe të ngjiten në një shkallë të lartë."

Kryediplomati rus i përcolli presidentit Xi përshëndetjet të përzemërta nga presidenti Putin, i cili do to jetë i pranishëm në samitin në Qingdao.

Mrekulli
Lajmet Kryesore