Toronto, 9 të vdekur e 16 të plagosur pasi furgoni përplasi këmbësorët

2018-04-24 10:51:49 CRI Komenti juaj Printoni

 

Me dhjetra këmbësorë janë përplasur nga një furgon i cili u ngjit mbi trotuar në bulevardin "Finch" të Torontos të hënës, menjëherë pasi një grumbull i madh qytetarësh kaluan kryqëzimin e një rruge.

Deri më tani policia kanadeze ka konfirmuar 9 të vdekur dhe 16 të plagosur.

Pas përplasjes, policia e lokalizoi furgonin disa blloqe më larg zonës të frekuentuar dhe drejtuesi u arrestua.

Policia bllokoi kryqëzimin midis rrugëve Yonge dhe Finch pas incidentit të së hënës, ndërkohë autoritetet kanë pezulluar edhe shërbimin e linjës së metrosë që kalon në atë zonë.

Arsyet e këtij incidenti nuk dihen dhe është ende e paqartë nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm apo për një incident.

Këto ditë në Toronto po zhvillohet gjithashtu takimi i ministrave të Jashtëm të G7-s.

Incidenti ndodhi pasi ministrat e qeverive të vendeve më të mëdha industriale u mblodhën në Kanada për të diskutuar një sërë çështjesh ndërkombëtare në prag të takimit të udhëheëqsve të G7-s në qershor. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore