Eksperti, gjendja e të drejtave të njeriut në ShBA është përkeqësuar

2018-04-24 10:44:05 CRI Komenti juaj Printoni

Shtetet e Bashkuara nuk duhet të fshehin çështjet e tyre të të drejtave të njeriut duke u fokusuar vetëm te praktikat e vendeve të tjera, i tha të hënën profesori amerikan Peter J Li, agjencisë Xinhua.

Duke komentuar mbi Raportin e Departamentit të Shtetit mbi Praktikat e të Drejtave të Njeriut, profesori i asociuar i politikës së Azisë Lindore dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Huston-it, tha se raporti amerikan fsheh përkeqësimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara.

Profesori thotë se ShBA-ja po përballet me një situatë më serioze të shkeljes së të drejtave të njeriut, duke marrë si shembull lirinë fetare.

"Politikat e ndalimit të udhëtimit të presidentit Trump i trajtojnë padrejtësisht njerëzit nga vendet myslimane, aq sa vlerat amerikane të respektimit të lirisë fetare po bëhen qesharake", tha ai.

"Paragjykimi dhe diskriminimi ndaj njerëzve me orientim seksual të ndryshëm, prejardhje të ndryshme kulturore dhe pikëpamje politike nuk kanë qenë kurrë më të theksuara mes grupeve të caktuara në ShBA", vazhdoi ai, duke shtuar se "ShBA-ja është një vend i përçarë". (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore