Afganistan, OKB-ja vlerëson kontributin pozitiv të Kinës për zhvillim rajonal

2018-04-24 10:38:04 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i Misionit të ndihmës së OKB-së për Afganistan Tadamichi Yamamoto vlerësoi kontributin pozitiv të Kinës për qëndrueshmëri dhe zhvillim rajonal.

Yamamoto foli gjatë një veprimtarie të ambasadës kineze në Afganistan me temë: "Kina-Afganistani, ndërtimi i një bashkësi fatesh të përbashkët njerëzore".

Zyrtari i OKB-së tha se propozimet e Kinës për nismën "Një brez, një rrugë" dhe korridori ekonomik Kinë – Pakistan përputhen me interesat reciproke e të përbashkëta rajonale. Ato, tha ai, ofrojnë shanse të rëndësishme për shkëmbimet ekonomiko-tregtare mes Afganistanit dhe rajonit, si dhe për zhvillimin shoqëror të vendit.

"Ekziston një perspektivë e gjerë e bashkëpunimit mes OKB-së dhe Kinës në Afganistan, duke përfshirë ndihmën humanitare, ndalimin e kultivimit të drogës, bashkëpunimin kundër terrorizmit etj. OKB-ja mund të bëjë përpjekje të përbashkëta me Kinën, duke kontribuuar për stabilitetin dhe zhvillimin e Afganistanit dhe rajonit," tha Yamamoto.

Ambasadori i Kinës në Afganistan, Liu Jingsong, nënvizoi këmbënguljen e Kinës për përkrahjen e procesit të pajtimit paqësor "të drejtuar nga afganët". (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore