Wang Yi zhvillon bisedime me homologun rus e pakistanez

2018-04-24 10:37:06 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi zhvilloi të hënën bisedime me homologun e tij pakistanez, Khawaja Asif dhe homologun rus Sergei Lavrov.

Gjatë bisedimeve me Asif, Wang u shpreh se pala kineze është e gatshme të zhvillojë shkëmbim më të ngushtë strategjik dhe bashkëpunim të gjithanshëm me përfitim të ndërsjellë si dhe të nxisë marrëdhëniet e partneritet të gjithanshëm strategjik për të përparuar në nivel më të lartë. Kina, shtoi ai, do të mbështesë fuqimisht përpjekjet e Pakistanit në mbrojtjen e sovranitetit të vendit, për të kërkuar zhvillimin e vet dhe për të krijuar një mjedis të mirë të jashtëm.

Nga ana e tij, Asif përshëndeti takimin e ardhshëm jozyrtar që do të mbahet mes presidentit të Kinës Xi Jinping dhe kryeministrit indian Narendra Modi më 27 dhe 28 prill në Wuhan. Ajo beson se dy palët do të luajnë një rol aktiv për paqen rajonale dhe përmirësimin e marrëdhënieve midis vendeve.

Në bisedimet me homologun rus, Wang Yi tha se në situatën e re, dy palët duhet të zbatojnë konsensusin e arritur mes udhëheqësve të dy vendeve, të bëjnë përgatitje për shkëmbime të nivelit të lartë në fazën tjetër, të injektojnë vazhdimisht energji të re për të nxitur marrëdhëniet kino-ruse në të mirë të dy popujve. Ai shtoi se palët duhet të kontribuojnë me energji pozitive për mirëqenien dhe stabilitetin e botës dhe të rajonit.

Nga ana e tij, Lavrov tha se pala ruse është e gatshme të punojë me palën kineze, për të garantuar suksesin e shkëmbimeve të nivelit të lartë dhe progresin e ri në marrëdhëniet dypalëshe. (Fang Xiaoyu/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore