Kina gati të forcojë bashkëpunimin parlamentar me Mikronezinë dhe Kazakistanin

2018-04-24 10:23:42 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Li Zhanshu u takua përkatësisht të martën me homologun e tij të Federatës Mikroneziane Wesley W.Simina dhe nënkryetaren e Dhomës së Ulët të Parlamentit të Kazakistanit (Majilis), Gulmira Issimbayeva.

Gjatë takimit me zotin Simina, Li theksoi nismën e propozuar të presidentit Xi Jinping "Një brez, një rrugë" dhe bëri thirrje që Kina dhe Mikronezia të zbatojnë konsensusin e rëndësishëm të arritur nga udhëheqësit e të dy vendeve për ndërtimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik mbi bazën e respektit reciprok dhe zhvillimit të përbashkët.

Li vuri në dukje se forcimi i bashkëpunimit në kuadër të ndërtimit të përbashkët të "Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit 21-të", do të jetë në të mirën e të dy popujve.

Kryeparlamentari Simina konfirmoi vendosmërinë e vendit të tij për parimin e lidhjeve me Kinën dhe theksoi gatishmërinë për forcimin e shkëmbimeve mes organeve ligjvënëse të dy vendeve. Ai gjithashtu mbështeti nismën "Një brez, një rrugë".

Gjatë takimit me nënkryetaren e parlamentit kazakistanas Gulmira Issimbayeva, Li Zhanshu u shpreh se Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës është e gatshme të forcojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Kazakistanin, të nxisë konsensusin e arritur mes dy liderëve, të ofrojnë mbështetje ligjore për ndërtimin e përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë" dhe të një bashkësie fatesh të përbashkët Kinë-Kazakistan.

Issimbayeva premtoi përkrahjen e parlamentit kazakistanas për bashkimin e strategjive të zhvillimit të të dy vendeve dhe siguroi vazhdimësinë e miqësisë tradicionale. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore