Rama – Michel, hapja e negociatave hap një faze të re dhe të gjatë përpjekjesh

2018-04-24 09:20:45 CRI Komenti juaj Printoni

"Shqipëria meriton një vendim për të hapur negociatat dhe natyrisht ne jemi të vetëdijshëm që hapja e negociatave nuk është fundi i përpjekjeve tona, por fillimi i një faze të re dhe të gjatë përpjekjesh," deklaroi të hënën kryeministri Edi Rama.

Ai ishte në krah të kryeministrit të Belgjikës, Charles Michel, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Hapja e negociatave për kryeministrin Rama, është një proces që e fut vendin në një fazë tjetër sfidash shumë të mëdha, për të çuar përpara reformat dhe për të treguar seriozitet në zbatimin e tyre.

Po ashtu, Kryeministri theksoi se hapja e negociatave i jep vendit një status tjetër edhe në sytë e investitorëve të huaj.

Kryeministri belg, Charles Michel shprehu mbështetjen e tij për procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen europiane, duke theksuar se "Belgjika do të vazhdojë përpjekjet e afrimit të BE me Shqipërinë."

Sipas kryeministrit Michel, muaji qershor do të jetë shumë i rëndësishëm për procesin e integrimit të Shqipërisë, duke theksuar se Belgjika do të japë më tryezën e BE-së në muajin qershor një mesazh pro vullnetit dhe përpjekjeve të vendit tonë. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore