Xi Jinping-u zhvillon një takim të përbashkët me ministrat e Jashtëm të OBSh-së

2018-04-23 21:11:47 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi të hënën në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin një takim të përbashkët me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, ministrin e Jashtëm indian Sushma Swaraj, ministrin e Jashtëm të Kazakistanit Kairat Abdrakhmanov, ministrin e Jashtëm të Kirgizistanit Erlan Abdyldaev, ministrin e Jashtëm pakistanez Khawaja Asif, ministrin e Jashtëm të Taxhikistanit Sirodjidin Aslov, ministrin e Jashtëm të Uzbekistanit Abdulaziz Kamilov, sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait Radhis Alimov dhe drejtorin e Strukturës Rajonale Antiterroriste të OBSh-së Yevgeniy Sysoyev, që ndodhen në Pekin për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Gjatë takimit, Xi Jinping-u vuri në dukje se, pas zhvillimit rreth 17-vjeçar, Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) është bërë një organizatë e përgjithshme rajonale me ndikim të gjerë. Vendet anëtare të OBSh-së kanë nxitur në mënyrë të gjithanshme bashkëpunimin në të gjitha fushat dhe kanë luajtur një rol konstruktiv në çështjet ndërkombëtare e rajonale, duke krijuar modelin e marrëdhënieve ndërkombëtare të tipit të ri me respekt të ndërsjellë, drejtësi e bashkëpunim.

Xi theksoi se Kina e konsideron nxitjen e zhvillimit të OBSh-së si një nga detyrat kryesore të diplomacisë së saj. Në kushtet e reja, vendet anëtare duhet të promovojnë frymën e OBSh-së, të shfrytëzojnë epërsinë e organizatës dhe të nxitin bashkëpunimin e gjithanshëm.

Ministrat e jashtëm pjesëmarrës u shprehën se, pas zgjerimit, OBSh-ja duhet të forcojë më tej bashkërendimin e bashkëpunimin për problemet ndërkombëtare e rajonale. Palët e ndryshme i përkrahin propozimet e paraqitura nga Kina për nxitjen e zhvillimit të organizatës e për forcimin e bashkëpunimit midis vendeve anëtare të saj dhe dëshirojnë të thellojnë bashkëpunimin me palën kineze, për të siguruar zhvillimin me sukses të Samitit të OBSh-së që do të mbahet në Qingdao të Kinës. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore