FMN-ja: Azia duhet të marrë përgjegjësinë për ruajtjen e tregtisë së hapur

2018-04-23 20:46:53 CRI Komenti juaj Printoni
Drejtori i Departamentit të Azisë dhe të Paqësorit të FMN-së Changyong Rhee i ka bërë thirrje Azisë që të marrë përsipër përgjegjësinë e ruajtjes së sistemit të tregtisë së hapur.

Duke folur në kuadër të mbledhjeve të pranverës të FMN-së dhe të Grupit të Bankës Botërore, që u mbyllën të dielën, Rhee u shpreh se ekonomitë aziatike kanë rritje të vazhdueshme, por po ashtu duhet të jenë të vëmendshme ndaj sfidave tregtare dhe rreziqeve të rënies:

"Unë mendoj se Azia do të mbetet si rajoni me rritjen më të shpejtë në botë, por këtë herë, jo vetëm Azia, por edhe shumë ekonomi të përparuara po e rimarrin veten. Ky është lajm i mirë. Por, mendoj se përsëri ekziston rreziku i prirjes së rënies ekonimike. Për shembull, shtrëngimi i tregut financiar global, politikat e brendshme tregtare dhe tensionet tregtare mund të ndikojnë në ekonomitë aziatike, sepse ekonomitë aziatike janë më të hapura ndaj tregtisë".

Zyrtari shtoi se ai vëren me kënaqësi se qeverisja financiare e Kinës është më e efektshme nëpërmjet reformës institucionale.

Rhee vlerësoi edhe theksin që u ka vënë Kina çështjeve të mjedisit dhe menaxhimit të burimeve natyrore. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore