Një numër turistësh kinezë humbin jetën nga aksidenti rrugor në Korenë e Veriut

2018-04-23 16:32:31 CRI Komenti juaj Printoni
Autoritetet kineze kanë konfirmuar se një numër i madh turistësh kinezë janë vrarë ose janë plagosur në një "aksident të rëndë rrugor" në Korenë e Veriut.

Ministria e Jashtme e Kinës ka bërë të ditur se aksidenti ndodhi të dielën në një zonë në jug të kryeqytetit Phenian.

Sipas njoftimeve, shkak i aksidentit mund të ketë qenë shiu që po binte në atë kohë.

Turistët kinezë përbëjnë ndër grupet më të mëdha të vizitorëve në Korenë e Veriut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore