Kreu i OBT-së bën thirrje për forcimin e bashkëpunimit global për të lehtësuar tensionet

2018-04-22 10:19:15 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë Roberto Azevedo, u kërkoi të shtunën politikbërësve të financave që të forcojnë bashkëpunimin me organizatën për të lehtësuar tensionet tregtare midis ekonomive të mëdha.

"Bashkëpunimi global do të jetë thelbësor për lehtësimin e këtyre tensioneve dhe ruajtjen e rritjes së fortë që po shohim sot," tha Azevedo gjatë një takimi të komitetit të hartimit të politikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Azevedo tha se pa Organizatën Botërore të Tregtisë, që nga kriza e vitit 2008 do të ishte nxitur një valë masash proteksioniste, që do të kishin përkeqësuar ndjeshëm efektet ekonomike. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore