Festivali i Filmit i Pekinit fokusohet edhe tek filmat për fëmijë

2018-04-21 11:23:15 CRI Komenti juaj Printoni

Në Pekin u zhvillua të premten forumi i zhvillimit të filmave për fëmijë, si pjesë e Festivalit të 8-të të Filmit të Pekinit. Kjo është hera e parë që organizohet një forum i tillë për të diskutuar tema që lidhen me filmat kinezë për fëmijë nën gjendjen e tanishme botërore. Forumi synon t'i japë gjallëri të re lulëzimit të filmave për fëmijë në Kinë.

Sipas të dhënave, Kina prodhon çdo vit pothuajse 100 filma për fëmijët ku investohen dhjetëra milionë juanë. Vitet e fundit, sektori i filmit i Kinës ka pasur zhvillim të shpejtë, duke nxitur edhe prodhimin e filmave për fëmijë.

Kryemenaxheri i kompanisë Wanda Wuzhou, Zhang Weiyu u shpreh se hapja e sektorit të filmit, do të nxitë prodhimin e filmave për fëmijë.

"Reforma dhe hapja e Kinës dhe anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë kanë sjellë shumë filma të mirë të animuar si dhe kanë ndikuar filmat kinezë për fëmijë. Nga ana e prodhimit dhe e shitjes së biletave, filmat kinezë të animuar janë ende larg prodhimeve të huaja. Kjo na nxit që të mendojmë më mirë si të zhvillohet filmi për fëmijë në vendin tonë. Në bazë të të dhënave të këtyre viteve, mund të kuptojmë më qartë se çfarë filmash duhet të bëjmë për fëmijët," tha Zhang. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore