Koreja e Veriut ndërpret provat bërthamore dhe raketore

2018-04-21 10:17:47 CRI Komenti juaj Printoni

Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut njoftoi të shtunën vendimin e ndërprerjes së provave bërthamore dhe të raketave balistike ndërkontinentale që nga 21 prilli i vitit 2018. Vendimi është marrë nga Plenumi i tretë ti Komitetit të 7-të Qendror të Partisë së Punës të Koresë së Veriut.

Sipas njoftimit, për të garantuar transparencën, përveç ndërprerjes së provave bërthamore dhe të raketave balistike ndërkontinentale, autoritetet do të mbyllin poligonin e provave në veri të vendit.

Në një reagim të menjëhershëm, presidenti i ShBA-së, Donald Trump u shpreh optimist për njoftimin e Phenianit. Në Twitter, ai e konsideroi njoftimin dhe vendimin e Koresë së Veriut si një "lajm shumë të mirë" për vendin dhe për botën, ndërsa theksoi se mezi pret takimin me udhëheqësin e verikorean, Kim Jong Un. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore