Qeveria shqiptare lehtëson barrën fiskale për agro-turizmin

2018-04-21 10:01:24 CRI Komenti juaj Printoni

Në përpjekje për të forcuar industrinë e agro-turizmit në Shqipëri, qeveria ka vendosur të ulë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në 6 për qind dhe tatimin mbi fitimin në 5 për qind për të gjitha bizneset e regjistruara si ndërmarrje agro-turistike

Zv./ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural, Dhimitër Kote, tha të premten se kompanitë që regjistrohen dhe certifikohen si agro-turistike do të përfitojnë nga masat lehtësuese fiskale të qeverisë për një periudhë trevjeçare.

Sipas këtij vendimi, tatimi mbi fitimin do të ulet në 5 për qind nga 15 për qind që është tani.

"Vendimi i fundit i qeverisë shqiptare synon të ringjallë sektorin e agro-turizmit në vend," tha zv./ministri Kote.

Për t'u përfshirë në skemën e lehtësive tatimore, ndërmarrjet e agro-turizëmit duhet të ofrojnë, së paku, një nga shërbimet e mëposhtme: strehimin, ushqimin, pijet dhe aktivitete çlodhëse që lidhen me fermën ose me mjedisin rrethues. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore