Kompania kineze ZTE nuk pranon sanksionet e ShBA-së ndaj saj

2018-04-20 11:22:46 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania kineze e komunikacionit ZTE deklaroi të premten se vendimi i Departamentit të Tregtisë të ShBA-së, që i ndalon kompanitë amerikane t'i shesin produktet e tyre ZTE-së dhe degës së saj "Kangxun", është i padrejtë dhe i papranueshëm.

Departamenti i Tregtisë i ShBA-së publikoi të hënën një deklaratë, në të cilën thuhet se kompania e komunikacionit ZTE ka shkelur marrëveshjen për zgjidhjen e problemeve me qeverinë amerikane, prandaj do të vendosë një ndalim shtatëvjeçar të eksporteve ndaj kësaj kompanie. Një gjë e tillë do të thotë se gjatë këtyre shtatë vjetëve, kompanitë amerikane nuk mund t'i ofrojnë ZTE-së produktet e tyre, si komponentë të ndryshëm etj.

Sipas deklaratës së ZTE-së, urdhri i ndalimit jo vetëm do të rrezikojë seriozisht biznesin e kësaj kompanie, por edhe do të dëmtojë interesat e të gjithë partnerëve të saj, duke përshirë edhe një numër të madh kompanish amerikane. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore