Kina: Standardet për barazinë e drejtësinë nuk mund të përcakohen njëanshmërisht

2018-04-20 10:50:57 CRI Komenti juaj Printoni

Standardet për barazinë dhe drejtësinë nuk mund të përcakohen në mënyrë të njëanshme, u shpreh të enjten në Pekin zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying. Hua i bëri këto komente pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se "Kina dhe ShBA-ja paguajnë tarifa të pabarabarta lidhur me automjetet".

Në një konferencë shtypi pas takimit të mërkurën me kryeministrin japonez Shinzo Abe , presidenti Trump tha se përqindja e tarifave të ShBA-së për makinat që importon Kina është 2.5 për qind, kurse tarifat e importit për makinat amerikane në Kinë është 25 për qind. Sipas tij, kërkesa kryesore e ShBA-së në tregtinë e jashtme është "barazia".

Duke folur lidhur me këto deklarata në një konferencë shtypi, Hua Chunying u përgjigj se, në të vërtetë, pjesa e fitimit e kompanive amerikane të automjeteve në Kinë është e madhe: "Së pari, tarifa e ShBA-së për automjetet e udhëtarëve të importuara është 2.5 për qind, por për kamionët është 25 për qind. Së dyti, tarifa 25 për qind e Kinës është për automjetet e plota të importuara, kur tarifa për pjesët e këmbimit është vetëm 10 për qind. Së treti, një pjesë e madhe e automjeteve që ShBA-ja shet në Kinë prodhohet nga degët e kompanive amerikane në Kinë. Duhet të thuhet se pjesa e fitimit të kompanive amerikane të automjeteve në Kinë është e madhe. Nga ana tjetër, në vitin 2017, ShBA-ja eksportoi në Kinës mbi 280 mijë automjete, kurse Kina eksportoi në ShBA-së vetëm 53 mijë. Prandaj, një krahasim i thjeshtë i tarifave midis dy vendeve nuk ka kuptim". (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore