Këshilli i Sigurimit diskuton incidentin e helmimit të ish-agjentit rus

2018-04-20 10:49:51 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Sigurimit të OKB-së zhvilloi të mërkurën një seancë mbi raportin e hetimit të parashtruar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike mbi helmimin e ish-agjentit rus, Sergey Skripal. Anëtarët e Këshillit njëzëri përdorimin e armëve kimike, ndërkohë që pati përplasje gjatë diskutimeve mbi identifikimin e shkaktarit.

Zv-sekretarja e përgjithshme e OKB-së për Çarmatimin Izumi Nakamitsu informoi Këshillin mbi hetimin. Ajo tha se Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka indentifikuar lëndë kimike toksike. Mostrat e gjakut të viktimave dhe provat nga vendngjarja konfirmuan rezultatin hetimor britanik.

Ambasadorja britanike në OKB, Karen Pierce u shpreh se nga informacionet që disponon pala britanike, Rusia ka gisht në këtë incident. Ndërsa homologu i saj rus në OKB tha se hetimet e Organizatës kanë konfirmuar vetëm përbërjen e agjentit nervor dhe kjo nuk mbështet akuzat e pabaza të palës britanike. Hetimet tregojnë se ky helm mund të prodhohet në çdo laborator me pajisjet e përshtatshme. Britania, ShBA-ja dhe vendet e tjera manipuluan opinionin publik dhe akuzuan me qëllim Rusinë. Të gjitha këto të ashtuquajtura zbulime janë thjesht për të "devijuar nga e vërteta." (Du)   

Mrekulli
Lajmet Kryesore