Xi: Kina, e gatshme për ruajtjen e shkëmbimeve të nivelit të lartë me Turqinë

2018-04-20 10:49:02 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Turqia duhet të ruajnë shkëmbimet e nivelit të lartë dhe të thellojnë besimin e ndërsjellë, u shpreh të enjten

presidenti kinez Xi Jinping në një bisedë telefonike që zhvilloi me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Xi Jinping-u u bëri thirrje të dy vendeve të shtojnë bashkëpunim, të ndërthurin nismën "Një brez, një rrugë" të propozuar nga Kina me projektin e "Korridorit qendror" të Turqisë dhe të pasurojnë shkëmbimet njerëzore.

Erdogani tha nga ana e tij se Turqia e mbështet dhe është e gatshme të marrë pjesë në nismën "Një brez, një rrugë", si edhe që të rrisë bashkëpunimin në fusha të tilla si ekonomia, tregtia, energjetika, infrastruktura dhe turizmi.

Ai u shpreh se Turqia i kushton rëndësi të madhe ndikimit të Kinës në zgjidhjen politike të çështjes siriane dhe është e gatshme të forcojë komunikimin dhe bashkërendimin me Kinën lidhur me këtë çështje. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore