Kina: Nxitja e liberalizimit tregtar, pjesë e rëndësishme e nismës "Një brez, një rrugë"

2018-04-20 10:48:22 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying hodhi poshtë të enjten vlerësimet e një raporti, sipas të cilit nisma "Një brez, një rrugë" ka penguar tregtinë e lirë, duke thënë se nxitja e liberalizimit dhe e lehtësimit të tregtisë janë pjesë e rëndësishme përbërëse e kësaj nisme.

Ditët e fundit, gazeta gjermane "Handelsblatt" njoftoi se disa ambasadorë të vendeve të BE-së në Kinë kanë qenë dakord me përfundimet e një raporti kritik mbi nismën "Një brez, një rrugë", ku thuhet se Kina ka penguar tregtinë e lirë me këtë nismë dhe i ka vendosur kompanitë kineze në një pozicion të privilegjuar.

Në përgjigjen e saj, zëdhënësja Hua Chunying theksoi: "Pala kineze e ka theksuar disa herë se nisma 'Një brez, një rrugë' është produkt publik global që ka si qëllim përfitimet e ndërsjella dhe zhvillimin e përbashkët. Nxitja e liberalizimit dhe e lehtësimit të tregtisë janë pjesë e rëndësishme përbërëse e nismës. Mbi 80 vendet që kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mbi ndërtimin e 'Një brez, një rrugë' me Kinën, e kanë përkrahur të gjitha idenë që kjo nismë mund të forcojë liberalizimin e tregtisë." (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore