KB-ja, diskutime për sigurinë e inspektorëve të armëve kimike në Siri

2018-04-20 09:52:11 CRI Komenti juaj Printoni

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara është shprehur se po zhvillohen diskutime në Damask lidhur me masat e sigurisë për t'u mundësuar inspektorëve të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) që të vizitojnë Douma-n, vendin ku ndodhi sulmi i dyshuar me armë kimike më 7 prill.

Sipas ONAK-ut, një ekip sigurie i OKB-së, që po vizitonte të martën pikat e sulmit të dyshuar me armë kimike, ishte objekt i të shtëna me armë zjarri dhe i një shpërthimi.

Ekipi i sigurisë duhej të vlerësonte nëse gjendja në terren përbënte apo jo rrezik për vizitën e inspektorëve të ONAK-ut, por vizita e tyre u ndërpre.

Stephane Dujarric tha se OKB-ja nuk mund të bënte të ditur se kur o të kthehej ekipi i sigurisë i OKB-së, "për shkak të paqëndrueshmërisë" së situatës në terren.

Mrekulli
Lajmet Kryesore