Dy Koretë, do të mundësohet një lidhje telefonike direkte midis dy liderëve të tyre

2018-04-20 21:10:05 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut kanë hapur një linjë telefonike të drejtpërdrejtë dialogu midis udhëheqësve të dy Koreve.

Një përfaqësues i lartë i autoriteteve koreanojugore, Yun Kun-young, tha se të dy vendet kanë mundësuar një linjë telefonike për lidhje direkte mes Shtëpisë Blu në Seul dhe Komisionit të Çështjeve Shtetërore të Koresë së Veriut.

Punonjës zyrtarë të të dyja palëve bënë një lidhje telefonike të premten pasdite, një test ky i cili rezultoi i suksesshëm.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ranë dakord të bisedojnë për herë të parë në telefon para takimit të tyre që pritet të ndodhë gjatë samitit ndër-korean të 27 prillit. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore