Zuckerberg-ut i kërkohet të japë sqarime para Parlamentit Europian për skandalin e "Facebook"-ut

2018-04-19 10:30:50 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani kërkoi të mërkurën që themeluesi i "Facebook"-ut, Mark Zuckerberg të vijë personalisht për të dhënë sqarime para eurodeputetëve në lidhje me përdorimin e të dhënave personale të miliona përdoruesve nga "Cambridge Analytica".

"Cambridge Analytica" është emri i shoqërisë që ka shfrytëzuar pa dijeninë e tyre të dhënat e dhjetëra miliona përdoruesve të "Facebook"-ut.

Sipas raporteve, 87 milionë përdorues të "Facebook"-ut, duke përfshirë 2.7 milionë në BE, mund të jenë viktima të shkeljes së të dhënave. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore