Malmstrom: Tarifat e ShBA-së deformojnë tregtinë globale

2018-04-19 10:30:09 CRI Komenti juaj Printoni

Komisionerja e Tregtisë e Bashkimit Evropian (BE) Cecilia Malmstrom vuri në dukje të mërkurën se tarifat e SHBA-së për çelikun dhe aluminin e importuar po e deformojnë tregtinë globale dhe mund të dëmtojnë rritjen e ekonomisë botërore.

Duke e quajtur një veprim të tillë "proteksionizëm të pastër", Malmstrom-i theksoi se BE-ja nuk do të bënte asnjë lëshim në përpjekjet për t'u përjashtuar nga tarifat përpara afatit të përfundimit të negociatave më 1 maj.

Zyrtarët e BE-së kanë argumentuar se këto tarifa janë në kundërshtim me rregullat e tregtisë globale të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe prekin funksionimin normal të tregtisë ndërkombëtare.

Duke bërë të ditur se bisedimet midis Uashingtonit dhe Brukselit po vazhdonin, Malmstrom-i tha se BE-ja nuk kishte marrë asnjë garanci.

Mrekulli
Lajmet Kryesore