Trump-i pohon takimin e kreut të CIA-s me Kim Jong Un-in

2018-04-19 10:26:30 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump ka konfirmuar se drejtori i CIA-s dhe sekretari i ardhshëm i Shtetit Mike Pompeo është takuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un gjatë një vizite të fshehtë në Phenian javën e kaluar.

Trump-i shkroi në "Tweeter" se takimi mes Mike Pompeo-s dhe Kim Jong Un-it kaloi pa probleme, duke thënë se është formuar tashmë një marrëdhënie e mirë.

Presidenti amerikan nuk dha hollësi të tjera.

Trump-i dhe Kim Jong Un-i kanë rënë dakord të mbajnë një samit në fund të majit ose në qershor. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore