Gurpi vëzhgues i Organizatës së Ndalimit të Armëve Kimike shkon në Siri

2018-04-19 10:25:31 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Sirisë bëri të ditur të mërkurën se grupi vëzhgues i Organizatës së Ndalimit të Armëve Kimike ka mbërritur në qytezën Duma të provincës së Ghouta-s Lindore në rrethinat e kryeqytetit Damask, me qëllim vlerësimin e gjendjes së sigurisë në këtë zonë dhe për të bërë përgatitje për hetimin nga ekspertët e armëve kimike, që do të vijnë më vonë.

Sipas njoftimeve, më 7 prill në rajonin e Ghouta-s Lindore ndodhi një sulm me armë kimike. Në orët e para të mëngjesit të 14 prillit sipas orës vendore, ShBA-ja, Britania dhe Franca kryen "goditjen me saktësi" ndaj disa objekteve ushtarake në Siri. Një numër vendesh e kanë vënë në dyshim ligjshmërinë e këtij operacioni ushtarak. Bashkësia ndërkombëtare bëri thirrje për zhvillimin e një hetimi të drejtë e të paanshëm për sulmin e dyshuar me armë kimike. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore