Kina do të rrisë ndihmat ndaj vendeve të pazhvilluara

2018-04-19 20:59:57 CRI Komenti juaj Printoni

Kina krijoi ditët e fundit Agjencinë Kombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar. Lidhur me këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying, tha të enjten në Pekin se krijimi i kësaj agjencie ka për qëllim mbrojtjen e paqes në botë dhe nxitjen e zhvillimit të përbashkët. Kjo është një masë me rëndësi të madhe dhe afatgjatë për strukturën e përgjithshme diplomatike të Kinës dhe për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar të nismës "Një brez, një rrugë".

Zëdhënësja e diplomacisë kineze tha se struktura ndërkombëtare po përjeton një ndryshim të rëndësishëm dhe shoqëria njerëzore gjendet përpara një udhëkryqi, ndërsa socializmi me karakteristikat kineze po hyn në epokën e re. Ashtu siç theksoi presidenti Xi Jinping, ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin dhe solidaritetin me vendet në zhvillim, duke ruajtur konceptin e së drejtës dhe interesave fitimprurëse si dhe konceptin e të vërtetës dhe të sinqeritetit dhe do të shtojmë ndihmat ndaj vendeve në zhvillim, veçanërisht atyre më të pazhvilluara. Ne do të zvogëlojmë hendekun midis Jugut dhe Veriut, të nxitim ndërtimin e komunitetit të fateve të përbashkëta për njerëzimin dhe të japim një kontribut më të madh për lulëzimin dhe përparimin e përbashkët të shoqërisë njerëzore. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore