"Alipay" pritet të rritë turizmin në Shën Petersburg

2018-04-19 20:26:23 CRI Komenti juaj Printoni

Shën Petersburgu i Rusisë po bashkëpunon me "Alipay-n"e gjigantit kinez të internetit, Grupin Alibaba, për të tërhequr më shumë turistë kinezë në vend.

"Sputnik" i Rusisë njofton se autoritetet e turizmit në Shën Petersburg do të nënshkruajnë një marrëveshje me "Alipay-n" në Forumin Digjital i cili po mbahet aktualisht në qytet.

Të dhënat nga "World Without Borders" tregojnë se rreth 24,000 turistë kinezë vizituan Shën Petersburgun vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, periudhë kjo që lejonte hyrjen pa viza të turistëve kinezë në vend.

Mbi 100,000 tursitë kinezë pritet të vizitojnë Rusinë gjatë Kupës së Botës, midis 14 qershorit dhe 15 korrikut të këtij viti.

Të dhënat nga "Anti Financiar" i Alibabas tregojnë se Rusia është tregu më i madh i huaj i "Alipay-it", duke siguruar kështu një të tretën e vëllimit të biznesit të tij jashtë shtetit. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore