Putin-Merkel, bisedë telefonike mbi gjendjen e Sirisë

2018-04-18 10:40:38 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilluan të martën një bisedë telefonike për çështjen e Sirisë.

Të dy palët shprehën dëshirën që zgjidhja e problemit sirian të arrihet përmes rrugëve diplomatike, duke përshirë bisedimet e Gjenevës për paqen dhe ato të Astanës.

Gjatë bisedës me Merkel-in, Putin-i ritheksoi se akti i agresionit të ShBA-së dhe aleatëve të saj ka shkelur ligjin ndërkombëtar, përfshin Kartën e OKB-së si dhe ka minuar procesin e zgjidhjes së krizës siriane në rrugë paqësore.

Sipas njoftimeve nga mediet gjermane, në konferencën e shtypit po të njëjtën ditë Merkel është shprehur se po pret të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, për të diskutuar më gjerësisht mbi gjendjen në Siri.(Fang Xaiyou/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore