BE-ja kërkon konsultime me ShBA-në në OBT për tarifat e çelikut dhe aluminit

2018-04-18 10:40:19 CRI Komenti juaj Printoni

Burimet e OBT-së bëjnë të ditur se Bashkimi Evropian ka kërkuar konsultime me Shtetet e Bashkuara në këtë organizatë lidhur me vendosjen nga Uashingtoni të tarifave për çelikun dhe aluminin e importuar.

Duke pretenduar se Uashingtoni nuk e ka njoftuar Komisionin për Masat e Sigurisë të OBT-së lidhur me vendimin e tij për të zbatuar këto masa, BE-ja ka kërkuar konsultime me Shtetet e Bashkuara sipas Marrëveshjes për Masat e Sigurisë.

Presidenti i ShBA-së Donald Trump nënshkroi më 8 mars urdhrin për vendosjen e një tarife 25 për qind për çelikun e importuar dhe 10 për qind mbi aluminin e importuar.

28 shtetet e BE-së janë të përjashtuara përkohësisht nga tarifat. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore