Ushtria ruse konfirmon gjetjen e armëve kimike në Douma

2018-04-18 10:25:10 CRI Komenti juaj Printoni

Televizioni shtetëror rus transmetoi një video për një rezervë të armëve kimike që ushtria ruse e ka gjetur në qytetin sirian Douma të goditur nga një sulm i dyshuar kimik.

Duke folur për kanalin shtetëror rus "RTR", Alexander Rodionov i njësisë ushtarake për mbrojtjen nga armët kimike, tha se ekspertët kanë zbuluar gaz klorin dhe përbërës për prodhimin e gazit mustard në atë që ai e përshkroi si një laborator rebel në Douma.

Aktivistët sirianë fajësuan qeverinë për sulmin kimik të 7 prillit në Douma, ku mbetën të vrarë mbi 40 vetë.

Rodionov shtoi se kampioni me klorin i gjetur në qytetin sirian është i ngjashëm me atë të treguar në imazhet e shfaqura nga aktivistët. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore