Turqia kritikon raportin e BE-së për "trajtim të padrejtë" të vendit

2018-04-18 20:56:24 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Turqisë kritikoi të martën raportin e fundit të Bashkimit Europian mbi Turqinë, duke thënë se blloku nuk është i gatshëm të kuptojë vështirësitë me të cilat Turqia po përballet.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Jashtme, thuhej se Komisioni Europian ishte "i paaftë për tu treguar objektiv dhe i balancuar".

Goditjet e Turqisë kundër disa organizatave terroriste kontribuojnë gjithashtu në sigurinë e shteteve anëtare të BE-së, theksohej në deklaratë.

Komisioni Europian publikoi të martën progres-raportin e fundit mbi ecurinë e Turqisë, i cili e kritikonte këtë të fundit për shkeljen e parimeve të Bashkimit Europian dhe rregullave të antarësimit në të. Progres-raporti i kërkonte gjithashtu Turqisë heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, por nga ana tjetër vlerësonte përpjekjet humanitare të vendit për strehimin e gati 4 milionë refugjatëve brenda kufijve të saj.

Zv/kryeministri turk, Bekir Bozdag, e akuzoi raportin e BE-së për mos trajtim "në mënyrë të drejtë apo objektive" të Turqisë, duke u shprehur se ky raport nuk i nxirrte në pah padrejtësitë e bëra ndaj Turqisë. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore