Kina: do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv për zgjidhjen paqësore të problemeve në Gadishullin Korean

2018-04-18 20:18:32 CRI Komenti juaj Printoni

Pala kineze përshëndet dialogun e drejtpërdrejtë midis ShBA-së dhe Koresë së Veriut, theksoi të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying. Ndërkohë ajo theksoi se pala kineze është e vendosur të vazhdojë të luajë rol konstruktiv për nxitjen e procesit të zgjidhjes paqësore të problemeve në Gadishullin Korean.

Njoftohet se presidenti amerikan Donald Trump tha ditët e fundit se ka mundësi të takohet me Kim Jong Un në fillim të qershorit ose më herët dhe po merr para sysh 5 vende për takimin. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e shtypit të të mërkurës, zëdhënësja e diplomacisë kineze tha se pala kineze shpreson dialogu amerikano-koreanoveriore do të zhvillohet mbarë dhe të arrijë rezultate pozitive.

"Shpresojmë palët përkatëse do të zhvillojnë bisedime të vazhdueshme dhe të shtojnë besimin e ndërsjellë, që të zgjerojnë mendime të përbashkëta dhe të nxitin procesin e zgjidhjes politike të problemeve të Gadishullit Korean, që do të thotë nxiten paralelisht denuklerarizimi dhe krijimi i mekanizmit të paqes në gadishull. Gjatë këtij procesi, palët do të marrin para sysh preokupimet e arsyeshme të njëra-tjetrës dhe të arrijnë më në fund një projekt kompleks, që të realizohet paqja e gjatë në gadishull." shpjegoi zëdhënësja. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore