Zëdhënësi: Kina do të mbrojë të drejtat e ligjshme të kompanive kineze

2018-04-17 10:39:26 CRI Komenti juaj Printoni

Departamenti amerikan i Tregtisë ka njoftuar masat për kontrollin e eksporteve ndaj kompanisë kineze "ZTE". Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë u shpreh të martën se Kina do t'i kushtojë vëmendje të madhe zhvillimit të kësaj çështjeje dhe do të marrë masat e nevojshme për të ruajtur të drejtat dhe interesat e ligjshme të kompanive kineze.

Departamenti amerikan i Tregtisë bëri të ditur në një njoftim të tij të hënën se qeveria amerikane i ka ndaluar "ZTE"-së blerjen e produkteve sensitive nga kompanitë amerikane, duke pretenduar se "ZTE"-ja u ka bërë deklarime të rreme zyrtarëve amerikanë. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore