Tokio, kryeministri Shinzo Abe takon ministrin e jashtëm kinez

2018-04-17 10:38:51 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri japonez Shinzo Abe takoi të hënën këshilltarin shtetëror kinez dhe ministrin e Jashtëm Wang Yi.

Gjatë takimit kryediplomati kinez vlerësoi përmirësimin e marrëdhënieve kino-japoneze, përmirësism që sipas tij ka ndodhur me vështirësi.

"Tani që marrëdhëniet kino-japoneze u përmirësuan dhe janë më të qëndrueshme, të dyja palët mund të zhvillojnë shkëmbime më të ngushta dhe bashkëpunim më të gjerë në përputhje me interesat e përbashkëta të të vendeve," tha Wang.

"Ne duhet të zbatojmë me seriozitet parimet e përcaktuara nga katër dokumentet politike kino-japoneze dhe t'i trajtojmë si duhet temat e ndjeshme mbi bazën politike të marrëdhënieve dypalëshe," shtoi ai.

Wang bëri thirrje për forcimin e komunikimit dhe të bashkërendimit, për të kundërshtuar proteksionizimin dhe mbrojtjen e sistemit global të tregtisë së lirë me në thelb Organizatën Botërore të Tregtisë.

Nga ana e tij, kryeministri Shinzo Abe u shpreh se Japonia u kushton vëmendje të madhe marrëdhënieve kino-japoneze dhe dëshiron nxitjen e përmirësimit të gjithanshëm të lidhjeve dypalëshe.

"Me rastin e përvjetorit të 40-të të nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë, Japonia dëshiron realizimin e shkëmbimeve reciproke të liderëve të lartë dhe zhvillimin e një bashkëpunimi më të gjerë nën kornizën e marrëdhënieve strategjike," tha Abe.

Japonia, shtoi kryeministri japonez, u kushtoi vëmendje të madhe rregullave të OTB-së dhe kërkon zgjidhjen e problemeve ekonomiko-tregtare sipas rregullave të organizatës. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore