Hapet Festivali i 8-të Ndërkombëtar i Filmit i Pekinit

2018-04-17 10:18:20 CRI Komenti juaj Printoni

Të dielën u hap në Qendrën e Ekspozitave Ndërkombëtare në periferinë Yanqihu të Pekinit Festivali i Filmit Ndërkombëtar i Pekinit. Festivali organizohet nga Bashkia e Pekinit dhe Administrata Shtetërore e Radios dhe Televizionit e Kinës. Drejtori i përgjithshëm i Televizionit Qendror të Kinës (CCTV) Shen Haixiong shpalli hapjen e festivalit.

Më pas doli në skenë juria e festivalit, me kryetar Wang Jiawei dhe që përbëhet edhe nga gjashtë anëtarë të tjerë. Po ashtu u ngjitën bashkë në skenë edhe aktorët e disa prej filmave të njohur kinezë, si "Walf Worrier 2", "Operacioni 'Deti i kuq'" etj., duke përfshirë Wu Jing, Lin Chaoxian dhe Chen Sicheng, të cilët kujtuan rrugën e tyre artistike. Këngëtarët Wang Lihong dhe Mo Wenwei interpretuan për të pranishmit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore