Mbrojtja kundërajrore siriane i kundërpërgjigjet sulmit me raketa në 2 baza ajrore

2018-04-17 10:11:50 CRI Komenti juaj Printoni

Forcat siriane të mbrojtjes kundërajrore u janë kundërpërgjigjur sulmeve me raketa ndaj dy bazave ajrore në Siri, në orët e para të së martës.

Ushtria siriane njoftoi se gjashtë raketa kishin si objektiv bazën ajrore Shayrat në provincën qendrore të Homsit, duke bërë të ditur se mbrojtja kundërajrore siriane rrëzoi shumicën e tyre.

Gjithashtu u rrëzuan tri raketa që kishin si objektiv një bazë tjetër në veri të Damaskut.

Sulmi pason goditjet me raketa nga ShBA-ja, Franca dhe Britania mbi pozicionet e ushtrisë siriane në kryeqytetin Damask dhe në Homs të shtunën, lidhur me akuzat për përdorimin e armëve kimike nga forcat qeveritare siriane.(Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore