Ndahen "Çmimet Pulitzer" për vitin 2018

2018-04-17 10:11:13 CRI Komenti juaj Printoni

Gazeta "The New York Times" dhe revista "The New Yorker" kanë fituar së bashku "Çmimin Pulitzer" për vitin 2018 për shërbimin publik për raportimin dhe ekspozimin e ngacmimeve seksuale nga njerëz të pasur e me pushtet, përfshirë dhe producentin e Hollivudit, Harvey Weinstein.

Fituesit u njoftuan nga administratorja e "Çmimit Pulitzer" Dana Canedy, gjatë një veprimtarie të hënën në Universitetin Kolumbia të Nju Jorkut.

"Në kategorinë e gazetarisë për shërbim publik, 'Çmimi Pulitzer' u jepet së bashku 'The New York Times' për raportimin e udhëhequr nga Jodi Kantor dhe Megan Twohey dhe 'The New Yorker' për raportimin e Ronan Farrow, për gazetarinë e tyre shpërthyese e me ndikim që ekspozoi njerëz të pasur e me pushtet, duke përfshirë akuzat ndaj një prej producentëve më me ndikim të Hollivudit, e duke shkaktuar një reagim ndërkombëtar në lidhje me abuzimin seksual ndaj grave," theksohet në motivacionin e çmimit.

Gazeta 'The New York Times' u vlerësua gjithashtu së bashku me 'The Washington Post' për mbulimin e hetimit për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të ShBA-së në vitin 2016. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore