Kina shton zotërimet e letrave me vlerë të thesarit të ShBA-së

2018-04-17 10:06:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kina rriti zotërimet e letrave me vlerë të thesarit të ShBA-së në shkurt, ndërkohë në janar u regjistrua niveli më i ulët i gjashtëmujorit.

Departamenti amerikan i Thesarit, tha se Kina i ngriti zotërimet e saj nga 8.5 miliardë dollarë amerikanë në rreth 1.2 trilionë dollarë në shkurt.

Kina është borxhmbajtësja më e madhe e letrave me vlerë të emetuara nga ShBA-ja.

Japonia renditet e dyta duke mbajtur tani pak më shumë se 1 trilion dollarë letra me vlerë, duke e reduktuar borxhmbajtjen me 6.3 miliardë dollarë në krahasim me muajin e kaluar. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore