Tremujori i parë mbyllet me rritje të fitimeve të kompanive qendrore shtetërore të Kinës

2018-04-17 09:46:25 CRI Komenti juaj Printoni

Fitimet e kompanive qendrore qeveritare kineze u rritën më shpejt në tremujorin e parë të këtij viti.

Peng Huagang, zëdhënës i rregullatorit të aseteve shtetërore të Kinës.

"Fitimi i përgjithshëm arriti në 377 miliardë juanë, duke shënuar një rritje vjetore prej 65 miliardë juanësh, ose 20.9 për qind. Për muajin mars, fitimi u rrit me 17.8 për qind nga një vit më parë duke arritur në 169.9 miliardë juanë. Kjo është shuma më e lartë e regjistruar brenda një muaji."

Raporti mesatar i borxhit të këtyre kompanive në fund të marsit ishte 0.4 pikë përqindje më i ulët, krahasuar me fillimin e këtij viti.

Gjatë pesë viteve të fundit, autoritetet kanë ulur numrin e kompanive të kontrolluara nga qeveria qendrore me gati 20 përmes një sërë shkrirjesh dhe blerjesh.

Ndërkohë mësohet se mbi 60 për qind e investimeve të jashtme të Kinës janë bërë nga këto kompani.

Autoritetet po i nxisin këto kompani për të ndryshuar formën e pronësisë duke nxjerrë aksione në bursa ose duke thithur kapital privat në biznesin e tradicional. (Leftion Peristeri)

Mrekulli